Roskoveci, vendi i ullinjve dhe ushqimit të përsosur

5 Nëntor 2020 | 17:09

Roskoveci është një vend i vogël ku sheh vetëm qëndisma që natyrës ja ka bere dora e myzeqarëve punëtor. Kodrat e mbjella dikur me misër e grurë janë zëvendësuar nga ullinjtë e gjelbër dhe të mbushur plot me prodhim.

I ndodhur në të njëjtin paralel me Fierin dhe Beratin, Roskoveci ka distancë thuajse të barabartë si ta nga Tirana, rreth 110 km. Do t’iu prezantojmë sot në “Destinacion” një Roskovec që do t’iu befasojë për mirë.

Në hyrje të rrugës nga Berati na shfaqet para tregtari i Roskovecit një monument i ndërtuar për të treguar lashtësinë e këtij tregu. Pozicioni i favorshëm gjeografik solli që ashtu si Voskopoja dhe Roskoveci të kishte pazarin e tij me mallra bujqësorë, artizanalë e industrialë.

E nisim vizitën tonë në fshatin Strumë, në vendin ku ndodhet këneta e zezë dhe kisha e Shën Gjergjit. Nënkryetari i bashkisë Roskovec, Hysen Agaçi si banor i Strumës na rrëfen detaje mbi kishën dhe fshatin e tij.

“Kjo kishë është në një pozicion të ulët në kodër, është e ndërtuar në vitin 1782 dhe i është bërë një rikonstruksion i dytë në vitin 1935 dhe të gjitha pajisjet e kësaj kishe që kanë qenë të vendosura këtu janë transferuar në muzeun e Beratit,”- u shpreh z. Agaçi.

Ngjitur me kishën e “Shën Gjergjit” është edhe këneta e zezë. Ky monument kulture është pak i aksesueshëm nga vizitorët si pasojë e kallamishteve që e kanë mbuluar tërësisht sipërfaqen. Ky vend mund të ishte i duhuri për vrojtimin e shpendëve të egër që në këtë kënetë janë me shumicë.

Vijojmë udhëtimin tonë në Rokovec, ndërsa zbulojmë një vend me pamje mahnitëse kishën e Shën Nikollës. Qamil Kuka administrator i Kurjanit na tregon me shumë për fshatin dhe kishën e “Shën Nikollës”.

Kisha e “Shën Nikollës” është në fshatin Krunja, është e ndërtuar në shek e XIII e stilit bizantin. Në kohën e komunizmit u la në mëshirë të fatit pa kujdestar dhe u prish, por ajo brenda ka qenë diçka e veçantë. Rezervati i Kurjanit që është ndërtuar në vitin 1960 me 33 milionw metwr kub ujë i cili zë një sipërfaqe të madhe dhe vadit Myzeqenë,”- tregoi z. Kuka.

Zbresim nga Kurjani për të shkuar në një tjetër fshat të bukur i konsideruar si ‘100 fshatrat turistikë shqiptar’, në Luar. Qendra e fshatit është duke u rindërtuar, ndërsa bashkia ka projekt për ta kthyer pyllin si vend ku të pasionuarit për ecje.

Para se të largohemi zhvillojmë një takim me kryetaren e bashkisë, Majlinda Bufi e cila na shpjegon disa nga atraksionet turistike që ofron ky qytetet.

“Një destinacion tjetër që ne duam ta kthejmë në fshatin turistik të Roskovecit është Luari me pyllin e vet të pishave të cilin përmes një projekti që ne jemi duke e zbatuar me “Fondin Shqiptar të Zhvillimit”. Ne duam ta kthejmë atë në një vend jo vetëm për rokovecarë, por për gjithë turistët shqiptar dhe të huaj,”- u shpreh znj. Bufi.

Një tjetër arsye se pse e kemi zgjedhur Roskovecin është ushqimi i përsosur që ofron ky vend. Gjelat e detit me përshesh, pulë me makarona, byreku me lakra janë disa nga ushqimet që serviren në këtë qytet.  Ne e sugjerojmë ta ktheni në destinacionin tuaj pasi ja vlen të eksplorohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme

Rreth 1,500 persona janë liruar në Siri sipas një dekreti për amnisti të përgjithshme, tha Mazhar al-Wais, ministër i drejtësisë në qeverinë kalimtare të vendit....
15:50 | 22/02/2026

Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!

Në Korçë është zhvilluar Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira. Për 3 ditë me radhë, në garën e zhvilluar në fushën e aviacionit sportiv në...
19:33 | 22/12/2024

Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën

Pushimet zyrtare për festat e 28-29 Nëntorit, shqiptarët kanë vendosur ti festojë jashtë trojeve shqipfolëse. Shumë familje kanë zgjedhur që katër ditët që kanë pushim,...
15:46 | 29/11/2024