Prezantohet drejtuesi i SPAK, Arben Kraja: Është koha për punë jo për fjalë

20 Dhjetor 2019 | 15:42

Arben Kraja drejtuesi i SPAK u prezantua së bashku me 7 prokurorët e tjerë të strukturës, stafi me të cilët do punojë deri në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Numri një i SPAK foli pak dhe dha një mesazh të qartë.

“Bashkë me zotin Dumani dhe Kondili do bëjmë një skuadër shumë të fortë që do ta drejtojë me plot kompetencë këtë institucion. Tani koha është për punë jo për fjalë, kemi shumë punë për të bërë”, – tha Arben Kraja, drejtues i SPAK

Për kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ky është moment historik. 

“SPAK është një akronim që tashmë e njohin edhe fëmijët. Dhe jam optimist që ky akronim do marrë pjesën e duhur në jetën institucionale të këtij vendi duke dhënë rezultate që të gjithë ne presim”, – tha kreu i KLP

Nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Gjykatën e Posaçme kaluan 24 dosje. Ndërsa një pjesë e çështjeve sa i takon trafikut të drogës dhe krimit në familje janë duke u transferuar në rrethe. Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme do të hetojnë dhe gjykojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin e të gjitha niveleve, duke filluar nga zyrtari me i ulët, deri tek Presidenti i Republikës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026