VIDEO/ Rrëzohet sërish Biden teksa ngjit shkallët e avionit

7 Mars 2023 | 09:58

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e presidentit amerikanë Joe Biden, i cili rrëzohet teksa ngjit shkallët e avionit Air Force One në Alabama.

New York Post thekson se kjo është hera e pestë që Joe Biden rrëzohet në shkallët e aeroplanit presidencial, ku incidenti më i fundit ndodhi disa javë më parë kur ai po largohej nga Polonia pas udhëtimit në Ukrainë.

Duke u ndalur tek rrëzimet e shpeshta në publik, mediat amerikane ngrejnë pikëpyetje mbi gjendjen shëndetësore të presidentit amerikan.

Këto aksidente kanë shkaktuar reagimin e republikanëve të cilët akuzojnë Joe Biden se nuk ka aftësinë mendore dhe fizike për të qenë në postin e presidentit të SHBA-ve.

Mjeku i Biden në raportin e tij prej pesë faqesh mbi gjendjen shëndetësore të presidentit deklaroi në shkurt se presidenti kishte “artrit të lehtë pas frakturës së këmbës dhe neuropati të lehtë periferike ndijore të këmbëve”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026