Scholz e konfirmon: Më 16 tetor, në Tiranë do mbahet Samiti i Procesit të Berlinit
7 Mars 2023 |
12:44
Më 16 tetor të këtij viti, në Tiranë do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit.
Lajmin e konfirmoi kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Berlin me kryeministrin Edi Rama.
“Përgatitjet për këtë tani kanë përparuar. Më 16 tetor, samiti do të zhvillohet. Samiti i Procesit të Berlinit, për herë të parë në historinë thuajse 10-vjeçare të procesit, do të zhvillohet në një kryeqytet të Ballkanit Perëndimor.
Procesi i Berlinit, ka treguar që prej vitit 2014, se çfarë potenciali ndodhet në bashkëpunimin gjithëpërfshirës të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai.
“Integrimi i shpejtë i të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për qeverinë gjermane ka rëndësi strategjike”, u shpreh ndër të tjetër Scholz.
Lajme të Sugjeruara
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
Zjarr masiv në Porto Palermo
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve