“Askush nuk duhet të mohojë përgjegjësinë”, flet babai i shqiptares që vdiq në Greqi
Babai i Evgjeni Mickës, e cila humbi jetën në aksidentin e trenave në Tempi, dhënë një deklaratë për mediat ku dhe ka folur për tmerrin që po përjeton.
Sipas mediave të huaja, Sotir Miçka është shprehur se askush nuk ka shkuar për ndihmë ndërsa nënvizoi se ngjarja e rëndë po përjetohet keq nga e ëma dhe motra e së
“Kanë kaluar orë e ditë dhe unë jam më mirë. Problemin më të madh e ka nëna e saj dhe vajza ime tjetër”, tha fillimisht babai i Evgjenisë dhe vazhdoi duke thënë se askush nuk ka ardhur për të ndihmuar.
“Asnjë psikolog. Asgjë, askush. Të vetmit që na ndihmuan dhe i falënderojmë shumë, ishin disa zonja psikologe, kur shkuam për të marrë trupin”, tha ai.
“Kam dëgjuar shumë, disa të vërteta, disa gënjeshtra. Po mundohem t’i sqaroj. Patjetër që ishte faji i dikujt. Por gabimi njerëzor doli i rregullueshëm. Unë nuk kam celular, nuk kam dua të flas me këdo, personalisht askush nuk më ka kërkuar të më them asgjë”, theksoi ai.
Siç rrëfeu ai, vajza e tij mori diplomën në fillim të dhjetorit dhe kishte vetëm ëndrra në jetën e saj.
Në lidhje me partnerin e Evgjenisë, babai i saj tha se ai po kalon traumën e tij dhe u lut që të mos shqetësohet familjen e tij.
“Vajza ime po shkon. Tani çfarë t’ju them tjetër. Mos e shqetësoni familjen tjetër. Gjithçka që shihni në foto, ishte Evgjenia. Ata morën fëmijën tim bashkë me gjithçka tjetër. Askush nuk duhet të mohojë përgjegjësinë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta