“Mësuesja e nipërve të saj”, rrëfimi emocionues i 74-vjeçares nga Vlora
Sherife Shanaj, sot 74 vjeç, gjysmën e jetës e kaloi duke mësuar brezat e rinj.
Teksa hyn në shkollën ku ka dhënë mësim për shumë vite, ajo tregon emocionet e saj.
“Është një nostalgji, kënaqësi që këtu gjen gjurmët e punës tënde, gjen vendin ku ke punuar klasën, takon kolegët, dhe të duket sikur rinohesh kur hyn prapë në atë vendin që ke punuar,” – rrëfeu Sherife Shanaj.
Klasa ku zhvillonte mësim ka lënë pas kujtime të bukura për të.
“Klasa ime ka qenë kjo, për herë të fundit kam mësuar nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë pastaj i lashë. Këtu kujtoj ata nxënësit e mi të vegjël, erdhën në klasën e parë dhe i lashë në klasën e tretë dhe nxënësit më kishin organizuar një festë. Edhe sot që e kujtoj atë ditë që unë jam larguar, u ndava me shoqërinë, por dhimbja më e madhe që u ndava me ata vogëlushë aq të sinqertë. Një nxënës më bëri një dedikim, e kam akoma,” – tha mësuesja.
Për të jeta rezervoi një ngjarje të hidhur, por me forcë dhe dashuri arriti ta përballojë.
“E kam pasur pak të vështirë punën si gjyshe, në jetën time më ka ndodhur një fatkeqësi. Unë jam nëna e dy çunave, me ka vdekur nusja e djalit në moshën 34 vjeç dhe më ka lënë dy fëmijë binjak autik. Që në moshën një vjeç i mora dhe i rrita. Fëmijët e mi jetimë dhe autik, gjë që shtonte përgjegjësinë. Ikja e nuses më bëri që të harroj gjithçka e t’i përkushtohesha vetëm atyre,” – rrëfeu Shanaj.
Mësuesja dhe gjyshja e merituar ka një mesazh për të gjithë ata që sot përballen me situata të tilla
“Këta fëmijë duan vetëm dashuri. Te moshat e reja, nënat e reja duhet ta pranojnë jo ta fshehin, jo të ndrydhen. Detyra jonë është jo t’i fshehim por ne të punojmë për ta. Paralelisht me punën që bëhej në kopsht unë kam studiuar të gjitha literaturat për ta,” – tregoi Shanaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë