Benzi del nga rruga në Pogradec, përfundon në lum

7 Mars 2023 | 22:47

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në unazën e Pogradecit.

Një mjet tip Benz ka dalë nga rruga në segmentin e unazës së qytetit dhe ka përfunduar në lumin e Vërdovës. Fatmirësisht personat që udhëtonin në mjet nuk janë lënduar.

Dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte mjeti. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Në shumë raste ky segment rrugor ka pasur aksidente me dëme materiale, të lënduar apo edhe viktima në këmbësorë pasi mjetet lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara. Vazhdimisht banorët që jetojnë përgjatë kësaj rrugë kanë kërkuar shtim të sinjalistikës që mundëson uljen e shpejtësisë por deri më sot ato nuk janë vendosur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026