Godinat 50-vjeçare, Shkreli: Pushtetarët mund të abuzojnë por ja si mund të ndalen
Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli komentoi ligjin për shembjen e ndërtesave që kanë kaluar mbi 50 vjet.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania ai theksoi se në një projekt të gjithë mund të abuzojnë përfshirë dhe pushtetarët ndërsa shtoi se kjo gjë mund të parandalohet.
Më tej ai theksoi se nëse standardet janë të sakta dhe ka një protokoll të qartë shanset janë shumë të vogla që në një proces të abuzohet.
“Çdo proces rrezikon devijimin, çdo proces mund të abuzohet nga dikush. I vetmi instrument që kemi ne në dorë për të minimizuar devijimet është një protokoll shumë i qartë se çfarë do të ndodhë . Nëse ne do të kishim pasur protokolle të qarta pas tërmetit do të kishte devijime më të vogla se ato që kanë ndodhur. Dhe një pushtetar vendor mund të devijoj. Ajo që nuk të lë të devijosh janë standardet shumë të sakta. Nëse ti krijon një protokoll se si do të funksionojë auditi dhe të gjitha pikat e protokollit do të jenë të përshkruara me detaje, zvogëlohet mundësia që të abuzohet me fondet”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta