Zgjedhjet e 14 majit, aleati i shkon në zyrë Sali Berishës

Selia e Partisë Demokratike
8 Mars 2023 | 11:27

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka i ka shkuar në zyrë Sali Berishës.

Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet mes Dukës dhe Berishës në selinë blu, por mendohe që temë diskutimi të jenë zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjykata e Apelit vendosi që ta rrëzojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që i dha të drejtë Sali Berishës të marrë drejtimin e Partisë Demokatike si dhe vendosi që çështja të kthehet në rigjykim.

Pas verdiktit të gjykatës, Berisha në një deklaratë për media tha se vendimi ishte politik.

“Sot Edi Rama dha vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit. Gjykata lexoi vendimin e përgatitur me kohë nga Rama. PD është sot një parti më e fuqishme se kurrë.

Do mbledhim së shpejti forumet drejtuese dhe do marrim të gjitha vendimet e duhura për të vijuar misionin tonë në mënyrën më të fuqishme”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gazetarët jashtë Kuvendit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ardhur në seancën plenare vetëm për të...
16:57 | 23/07/2026

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026