I vetmi i mbijetuar në pallat, 19-vjeçari: Ja filmi që më mësoi sjelljen në tërmete

8 Mars 2023 | 13:20

Mediat turke kanë publikuar historinë e 19-vjeçarit Gürkan Öztürk, i cili ishte i vetmi i mbijetuar në një pallat të shembur në Hatay.

19-vjeçari u nxorr i gjallë pas 63 orësh nga rrënojat dhe së fundmi ka zbuluar në një intervistë si mbijetoi për disa ditë nën rrënoja.

Gürkan Öztürk, i cili synon të studiojë në fakultetin e Mjekësisë, deklaroi se një ndihmë në mbijetesën nën rrënoja e dhanë dhe informacionet që ai kishte marrë nga filmat që tregojnë se si duhet të reagosh gjatë tërmeteve.

“Shoh filma, të cilët më mësojnë se çfarë duhet të bëjë kur jam në një situatë të vështirë. Grupet e kërkim-shpëtimit nxorën trupat e pajetë të 23 personave nga rrënojat e pallatit. Vetëm unë arrita të mbijetoj,” u shpreh 19-vjeçari.

Ai shtoi se ishte gjakftohtësia teksa ishte i bllokuar, ajo e cila e ndihmoi atë të dilte i gjallë: “Nuk mendoj se të fillosh të qash do zgjidhësh gjë, njerëzit që veprojnë me gjakftohtësi janë më të suksesshëm.”

“San Andreas Fault”, i cili flet për një tërmet të fuqishëm që godet Amerikën, është filmi i cili sipas tij i ka shpëtuar jetën dhe që i ka mësuar si të reagojë kur ndodhi tërmeti.

“Filmi më bëri të mendoj ftohtë. Sapo ndjeva tërmetin u shtriva buzë krevatit. Njerëzit vdiqën duke tentuar të arratisen nga korridori. Unë qëndrova i shtrirë dhe arrita të mbijetojë,” tha 19-vjeçari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026