Spartak Ngjela: Çfarë fshihet pas ardhjes së DEA-s në Tiranë

8 Mars 2023 | 18:43

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në studion e Euroneës Albania, njoftimin e ambasadës amerikane për hapjen e linjës direte të sinjalizimit të qytetarëve shqiptarë me DEA-n.

Ngjela e konisderoi këtë si një veprim të amerikanëve për të mbledhur dëshmi për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Sipas avokatit, SHBA i ka të gjitha informacionet mbi krimet në Shqipëri përmes përgjimeve të CIA-s, por tashmë kërkon që procesi të kalojë në gjykatë dhe i nevojiten dëshmi.

“Amerikanët i kanë të gjitha por nuk i kanë mbi baza dëshmie, por i kanë nga shërbimet sekrete. Kjo do t’iu japë mundësi shqiptarëve të krjojnë një opinion të ri për shtetin, pasi janë pesimistë të gjithë në lidhje me sundimin që iu ka bërë korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kërkojnë burime të drejtpërdrejta, jo përgjime. Çfarë i dini ju policitë sekrete? Vesh gjigandë, por me ato ata bëjnë politikën. Kjo tregon se ata e dinë të vërtetën, por duan të shkojnë drejt një procesi gjyqësor. Në vija të përgjithshme kështu mendoj. Është një lëvizje e re kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Është ndjekur kjo praktikë te aletaët, çfarë ka hequr amerika me këta. Korrupsioni ka qenë dhe mbetet sëmundje botërore, vetëm Perëndimi ka larë hesapet dhe nuk e ka korrupsionin fenomen, por krim si të gjithë të tjerët”, tha Ngjela.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026