Ambasada amerikane zbardh takimet e Yuri Kim me drejtuesit e 3 partive politike
Ambasada amerikane ka zbardhur takimet me drejtuesit e 3 partive politike që zhvilloi sot ambasadorja Yuri Kim.
Në një njoftim të ambasadës amerikane bëhet me dije se ambasadorja Kim u takua sot me drejtues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për të nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të aktiviteteve në mënyrë të ndershme, transparente dhe të rregullt, në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare.
“Ajo iu kujtoi atyre vëzhgimet dhe rekomandimet e raporteve të mëparshme e ODIHR-it. Për shembull, në raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, rekomandimet e ODIHR përfshinin si më poshtë:
Shteti duhet të garantojë të drejtën për të zgjedhur lirisht dhe në fshehtësi. Çdo formë presioni për të zbuluar nëse dhe si kanë votuar njerëzit duhet të parandalohet.
Agjencitë ligjzbatuese duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të nxiten të raportojnë dhe të japin fakte për çfarëdo blerje votash apo presioni.
Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë tërësisht dhe të ndëshkojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.
Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e konkurruesve në zgjedhje me synimin për të kufizuar përdorimin në lajme të materialeve të prodhuara nga partitë”, thuhet veç të tjerash në njoftimin e ambasadës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zbardhet biseda e Yuri Kim me Metën, çfarë u diskutua në selinë e PL-së
- Enkelejd Alibeaj zbardh takimin me Yuri Kim, ja çfarë diskutuam
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas