Urban Story l Enes Reka tregon rrugëtimin pothuajse një shekullor të pastiçeri “Reka”
Sot do të flasim për një pastiçeri gati shekullore ku çdo ëmbëlsirë ka një histori për të treguar. Ishte viti 1924 kur Mustafa Reka i rikthyer nga studimet e tij në Turqi vendosi, që të hapë pastiçerinë e pare, që mbante këtë logo dhe ideja i lindi pas punës, që bënte në një nga pastiçeritë më të mëdha në Turqi.
“Pastiçeri Reka është krijuar nga Mustafa Reka në vitin 1924 kur ai u kthye nga studimet prej Stambollit. Atje në Stamboll ai mësoi në një fabrikë ku akoma ekziston, që quhet Haxhi Baki mësoi llokumin dhe shumë ëmbëlsira të tjera. Me ardhjen e tij në Shqipëri ai hapi menjëherë përballë parlamentit sot pastiçerinë e pare,”- rrëfen Enesi.
Pastiçeria e parë e familjes Reka ishte përballë pallatit mbretëror, sot parlamenti shqiptar, por pasi u dogj nga një predhë një tjetër pastiçeri u hap në zemrën e Tiranës tek Sahati i Tiranës. Ishte një logo që garantonte cilësi që në fillimet e saj, ndaj kërkesat për ëmbëlsira bëheshin edhe nga shtresat më të larta të shoqërisë.
“Me dasmën e mbretit Zog stërgjyshi dhe pastiçeria u përfshi në ceremoninë e dasmës. Po ashtu u përfshi edhe në përgatitjen e tortës së dasmës dhe ëmbëlsirave të vogla. Aty kishte familje mbretërore dhe duke qenë kjo lidhje midis familjeve mbretërore, familja e mbretit Faruk i pëlqeu shumë llokumet dhe porositi rreth 2 kuintal llokume për në Egjipt,”- shprehet Enes Reka.
Vendosja e regjimit komunist solli ndryshime të mëdha në biznesin e pastiçerisë, nga një sipërmarrje private u kthye në ndërmarrje shtetërore.
“Ne prodhonim edhe në shtëpi, por në fshehtësi të plotë sidomos kur kishin fejesa, martesa. E gjithë Tirana e dinte se ku do i bënte llokumet edhe pse ishin në fshehtësi,”- tha Reka.
Në vitin 1986 Mustafa Reka gjyshi i Enesit doli në pension, por familja nuk mund të linte mënjanë dashurinë për pastiçerinë ndaj edhe puna vazhdoi për shumë vite në kushtet e shtëpisë deri në vitin 2006.
Pas disa viteve Enesi vendosi të rikthejë sërish logon e njohur të ëmbëlsirave edhe pse këtë e nisi nga Saranda. Sot ka një recetë sekrete e cila nuk del jashtë familjes. Llokumi I mbretit është më i kërkuari nga klientët.
“Ëmbëlsira më e vështirë dhe që kërkon më shumë kohë është llokumi. Është një ëmbëlsirë që kërkon shumë përkushtim dhe kërkon që t’i rrish mbi kokë sipër zjarrit rreth katër orë dhe e gjitha duhet bërë me metodën e vjetër,”- tregon Enesi.
Kjo është një pastiçeri që ngjan më shumë me një muze, një histori e gjatë për tu treguar. Përmes këtij rrugëtimi pothuajse shekullor ju sollëm pak nga ëmbëlsira e Tiranës së atyre viteve, që me fanatizëm u trashëgua edhe në Tiranën e ditëve të sotme
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta