Naftëtarja tentoi të vetëvritej. Flet për Euronews Albania shoqja e saj: Ishte në gjendje të rënduar psikologjike

7 Nëntor 2020 | 11:14

Naftëtaret e Ballshit ndodhen sot në ditën e 24 të grevës së urisë. Një naftëtare ka treguar për Euronews Albania se të gjitha ndodhen në gjendje të rëndë psikologjike dhe shëndetësore. Ajo ka dhënë detaje edhe për aktin që tentoi të kryente shoqja e saj, vetëvrasjen. Sipas grevistes shoqja e saj tentoi të priste damarët pasi ishte në gjendje të rëndë psikologjike sepse ende nuk kanë një përgjigje nga istancat. 

“Jemi në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga ana psikologjike jemi përtokë, jemi në vështirësi. Qenka shumë e vështirë, jemi keq nga gjendja psikologjike. Shoqja ime ishte shumë mirë, mbrëmë folëm edhe me ju në orën 22:00. Shoqja kishte çështje emocionale dhe nuk ma merrte mendja kurrë që të arrinte në atë veprim.

Momenti i vështirë ishte një çështje që u kalua. Nga instancat shtetërore, që nuk po na përfillin, ajo e përjetoi më keq, tani është më mirë. Ne nuk pranojmë që të shkojmë në spital. Ne nuk na intereson vetja jote, na intereson kauza, të fitojmë kauzën dhe të ikim në shtëpi. Ishte një gjendje emocionale e saj. Na tha hajd flini, pastaj na fiku dritën dhe doli përjashtë, por po kërkonte tek rrobat e saj. Aty kuptova dhe iu thashë grave çohuni. Falë Zotit shoqen e kemi mirë.  Nuk duam të fitojmë kauzën me vetëflijim.

Duam të drejtën tonë se na takon. Epo kjo po na vret ne, se ne presim gjithë ditën reagim nga qeveria dhe në mbrëmje jemi me lot në sy.’, tha naftëtarja. 

Ajo theksoi më tej se nuk do të tërhiqen nga greva e urisë, por janë të gatshme për dialog.

Prej më shumë se një muaji punonjësit e rafinerisë së Ballshit janë në grevë urie. Punonjësit e rafinerisë kanë dy kërkesa, pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Deri tani, përveç propozimit për ndërprerjen e grevës, ato nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete nga qeveria.

Lexo gjithashtu: 

 Dita e 24 e grevës së urisë, njëra nga naftëtaret tenton të vetëvritet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026