Basha për pandeminë: Qeveria dështon të menaxhojë situatën

Basha për pandeminë
7 Nëntor 2020 | 13:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar përmes një video-mesazhi në lidhje me pandeminë e Covid-19, ku ditët e fundit vihet re një shtim i ndjeshëm të infektuarve dhe atyre që humbin jetën.

Ai akuzoi qeverinë e drejtuar nga kryeministri Rama duke thënë se ka dështuar të menaxhojë krizën shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

“Është e qartë se vala dytë ka goditur Shqipërinë dhe gjendja po rendohet dita-ditës. Numri i atyre që kanë humbur jetën nga virusi, i të shtruarve në spitale dhe i të infektuarve me Covid po rritet në mënyrë tragjike. Nuk ka gjë më të dhimbshme se pamundësia për t’u ardhur në ndihmë familjarëve dhe të afërmve të sëmurë” tha Basha.

Kryedemokrati tha se vendi ka nevojë më shumë se kurrë për një lidership të vërtetë, që të hartojë plane konkrete për të lehtësuar krizën e madhe shëndetësore.

“Shqipëria ka nevojë për lidership, për fat të keq sot kjo na mungon. Vendi gjendet në një krizë shëndetësore dhe ekonomike pa asnjë masë apo plan për menaxhimin e saj. Spitalet janë të mbipopulluar, urgjencat janë përplot me qytetarë që presin ndihmë, mjekët janë të mbingarkuar, të pambrojtur dhe pa mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen, ku disa prej tyre e kanë paguar me jetë”, shtoi Basha.

Mes tjerash, kryedemokrati Basha shtoi se qytetarët shqiptarë sot janë më të kërcënuar dhe më të varfër se qytetarët e vendeve të rajonit, ndërkohë shakatarët e kësaj gjendjeje i lidh me keqmenaxhimin që sipas tij ka bërë qeveria Rama.

“Vendi ka nevojë për lidership ekonomik. Kjo qeveri ka dështuar të menaxhojë situatën, sot shqiptarët janë të kërcënuar dhe më të varfër se çdo qytetar tjetër në rajon. Pamundësia ekonomike e ka bërë edhe më të vështirë përballimin e krizës shëndetësore”, u shpreh Bahsa, duke shtuar se ai si lider i opozitës ka propozuar masa konkrete për të ndihmuar qytetarët në përballimin e pandemisë, por qeveria Rama ka zgjedhur të mos i marrë parasysh.

Lexoni gjithashtu:

Rreth 500 raste të reja me COVID-19, Basha: Qeveria ka humbur kontrollin

Gjashtë viktima nga COVID-19, rastet e reja i afrohen 500 në 24 orë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026