Situata e rëndë në RMV, zv.ministri i Shëndetësisë: Rriten numrat e të shtruarve në spitale
Maqedonia e Veriut po përballet me shtim të të infektuarve me Covid-19, ndërkaq kjo gjendje ka reflektuar një dyndje të frikshme të pacientëve drejt spitaleve. Rritja e numrave ka vënë në vështirësi edhe autoritetet shëndetësore, të cilat thonë se si rezultat i kësaj po përballen me mungesë të kapaciteteve spitalore.
Zëvendësministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani, tha për Euroneës Albania tha se rritja e të shtruarve në spitale është shumë e lartë.
“Situata është vërtet mjaft e rëndë dhe kemi numra alarmantë. Një gjë që është specifike për RMV është se edhe numrat e të shtruarave janë rritur në mënyrë drastike”, tha ai.
Ai shtoi se mesatarja ditore e të shtruarve në spitaleve varion nga 20-25 persona.
“Kemi një mesatare në ditë nga 20-25 pacientë që mundohemi të sistemojmë vetën në kryeqytetin e Maqedonisë Veriut dhe po përpiqemi të gjejmë hapësira, shtretër, që t’i vendosim dhe t’i trajtojmë”, shtoi ai.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus