“Fitoj 20 mijë lekë në javë” Historia mekanikut 8-vjeçar: Edhe në shkollë jam i mirë

11 Mars 2023 | 18:33

Në emisioni “Real People” në Euronews Albania ishte i ftuar këtë të shtunë një 8-vjeçar, i quajtuar Enloen, i cili punon si mekanik.

8-vjeçari e shpenzon kohën kur nuk është në shkollë te biznesi i babait dhe xhaxhait, ku është në hapat e para të profesionit të mekanikut.

Enloeni tha se fiton 20 mijë lekë në javë për ndihmën që jep në rregullimin e motorave të kamionëve.

“Pagesa varet, të shtunën marr 20 mijë lekë. Më përpara fitoja 5, pastaj më jepnin 10, ndërsa tani 20”, tha ai.

Gjithashtu ai shtoi se është një nxënës shumë i mirë, dhe se i pëlqen më tepër nga të gjitha lëndët matematika.

“Të shtunave zgjohem shpejt për ditët e shkollës është pak vështirë. Ky motori ka thyer një nga këta bullonat. Rri deri në orën 7dhe mësimet i bëj më pas. Në shkollë jam shumë i mirë në mësime, më pëlqen më shumë nga të gjitha matematika. Kam qejf dhe gjuhën se është e thjeshtë.

Pasionin për makinat i mësova duke ardhur që 2 vjeç e gjysmë te makinat dhe e kam mësuar zanatin këtu nga babai dhe nga xhaxhai.

Duke u rritur kuptoja pak nga pak dhe e kam marrë dhe unë zanatin.

Këtij kamionit i kemi hequr kamion se ka prishur freksionin. Ajo Iveco-ja aty rrjedh vaj dhe nga kamio dhe nga motori dhe do merremi dhe me atë por kur të mbarojmë me freksionin.

E kuptova që po më pëlqente kur isha 6-vjeç, tani që do marr pushimet e verës do vijë përditë këtu. Të gjithë më njohin. Isha njëherë në Rinas dhe më njohu një nga Maqedonia, më tha ti je ai mekaniku”, tha Enloeni.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026