Shëndetësia| Shqiptarët 43% e paguajnë nga xhepi, ilaçet e shtrenjta nuk rimbursohen
Shqiptarët paguajnë 43% nga totali i kostove për shëndetin direkt nga xhepi i tyre. Sipas të dhënave globale të organizatës së shëndetësisë, veç kontributeve të detyruara të kujdesit shëndetësor, pacientët shqiptarë duhet të japin para shtesë për çdo rast që janë sëmurë.
“Në shqipëri pacientët paguajnë rreth 43% nga xhepi, pa llogariur këtu shërbimet shëndtësore, mesatarja botërore është 18% ndërsa ajo e komunitetit europian është 14% , nëse e llogarisim jemi 3 herë më lartë se komuniteti europian”, deklaroi për Euroneës eksperti i farmaceutikës, Ilir Pecnikaj.
Për ekspertin e sektorit farmaceutik, medikamentet zënë një pjesë të madhe të shpenzimeve që shqiptarët fusin nga xhepi për t’u shëruar. Arsyeja është se lista ka shumë pak medikamente, dhe barnat e shtrenjta janë lënë jashtë saj.
“Mungon një numër shumë i madh i barnave që nuk janë futur në listën e rimbursueshem, është shumë e cunguar sepse qeveria cakton një fond limit, dhe për të futur një numër të madh barnash ata ulin cilësinë, duke zgjedhur vetëm barna xhenerike, dhe nëse ka barna të vlefshme, rimbursimi i tyre është shumë i pakët, dhe rimburismi është nga 30% deri 95%. Pjesën dërmuese tyre prap pacienti paguan”, tha Pecnikaj.
Shqiptarët paguajnë më shumë për ilace edhe në raport me vendet fqinje.
“Gjendemi më keq se sa Kosova dhe Maqedonia. Në nivel çmimesh me Kosovën jemi thuajse të barabartë, por kosovarët nuk kanë sigurime shëndetësore, në këtë pjesë në kemi paguar më shumë, sepse paguajmë në bazë të ligjit 7% të të ardhuravë për sigurimet shëndetësore. Sa i përket Maqedonisë, është shumë përpara se sa ne”, tha eksperti0
Pecnikaj gjykon se edhe lista e barnave që përdoren nga spitalet kanë mangësi. Të sëmurët me kancer janë pacientët që shpesh vuajnë mungesën e barneve duke ndikuar kështu në vijueshmërinë e trajtimit.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë