“Nuk jemi han me 40 porta”- Eksperti: Me bangladeshasit s’ka garanci! Vijnë dhe ikin

11 Mars 2023 | 17:14

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli analizoi në studion e Euronews Albania, tregun e punës së të huajve që vijnë në vendin tonë.

Çoçoli deklaroi se punëtorët që vijnë nga India apo Bangladeshi e shohin Shqipërinë si një trampolinë për të shkuar në një vend tjetër të Bashkimit Evropian.

Kjo sipas tij dëmton bizneset shqiptare, të cilat i paguajnë atij punëtori qoftë edhe biletën e avionit për të ardhur në Shqipëri.

Eksperti nënvizoi se shteti shqiptar duhet të ndërhyjë, duke u lidhur me ministritë e atyre vendeve që të ketë përgjegjësi për ata që shkelin kontratat e punës.

“Ai bangladeshasi të punon dy muaj ose 6 muaj dhe pastaj ai e shikon si një trampolinë Shqipërinë për të shkuar në një vend tjetër me paga më të larta. Dhe kështu ka ndodhur. Pra nëse kemi pasur 600 bangladeshas, deri tani 95% janë larguar nga Shqipëria.

Nuk ke asnjë garanci dhe kompanitë e fasonërive që kanë nevojë për punonjës një copë firmë nuk u mjafton si garanci, sepse sapo gjejnë një kontratë në Gjermani apo një vend tjetër, ky punonjës nga India apo nga Bangladeshi largohet.

Prandaj duhet rregulluar dhe duhet ndërhyrja e shtetit. Duhet që shteti të lidhet me ministritë e atyre vendeve dhe në mënyrë që të ketë dhe një përgjegjësi të këtyre punëtorëve që largohen.

Sepse këtu nuk është han me 40 porta, vjen qëndron 2 muaj dhe pastaj largohet në një vend tjetër ku paga është më e lartë”, tha Çoçoli.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026