Roja bregdetare: Shpëtohen mbi 1 000 emigrantë, arrijnë në portet italiane
Më shumë se 1.000 emigrantë, të vendosur në tri varka – të cilat ishin të mbipopulluara – u sollën të sigurt në dy porte italiane, tha të shtunën një roje bregdetare.
Shpëtimet erdhën në të njëjtën ditë kur u zbulua trupi i viktimës së 74-të pas përmbytjes së një varke me emigrantë në Itali gati dy javë më parë. Viktima është një vajzë e moshës rreth 5-vjeçare.
Tragjedinë e fundit me emigrantë në Itali, e cila ndodhi më 26 shkurt në brigjet e Kalabrisë, ka ngjallur kritika të ashpra ndaj qeverisë së krahut të djathtë të udhëhequr nga kryeministrja, Giorgia Meloni, për dështimin e saj për të ndërhyrë në kohë për të shpëtuar varkën.
Roja bregdetare tha të shtunën se pas një operacioni të madh shpëtimi që filloi të premten, u shpëtuan mbi 1.000 emigrantë, ku tri varka u zunë duke u larguar nga brigjet në jug të Italisë.
Varka e parë kishte 487 emigrantë në bordin e saj, të cilët sipas rojës, u sollën në mënyrë të sigurt në portin Crotone rreth orës 02:00 të mëngjesit të 11 marsit.
Në varkën e dytë ishin rreth 500 emigrantë të tjerë në portin e Reggio Calabria. Ndërsa varka e tretë kishte 379 persona, të cilët u shpëtuan nga dy varka patrullimi të rojës bregdetare dhe emigrantët u transferuan në një anije të marinës që drejtohej në portin sicilian të Augusta.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit