“Bashkë kundër COVID-19”, njësitë administrative të rajonit bëhen bashkë për të shtuar kapacitetet në emergjenca
Asambleja e Përgjithshme e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon (UBSHR) ka zhvilluar mbledhjen e radhës në Tiranë.
“Bashkë kundër COVID-19” ishte kryefjala e takimit ku morën pjesë kryetarët e komunave, anëtare të Unionit. Ata ndanë përvojat e tyre në menaxhimin e pandemisë dhe vendosën të shtojnë kapacitetet e emergjencave civile rajonale në përgjigje të situatës pandemike.
Turizmi rajonal ishtë një tjetër hap i rëndësishëm që do të ndërmerret së shpejti nga UBSHR.
Andriola Kambo, drejtore ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon ishte në studion e Euronews Albania për të dhënë detaje të mëtejshme rreth mbledhjes.
Ajo tregoi se nga mbledhja u vendos të ngrihet një shtab emergjencash civile.
Të jemi afër njëri tjetrit dhe të ndajmë eksperiencat pozitive, siç tha dhe vetë Kambo janë pikat kyçe të Asamblesë që Kambo drejton.
“Të ndajmë projektet që kanë funksionuar shumë mirë në Tiranë, pse mos të funksionojnë në komunat më të vogla dhe më të mëdha siç janë dhe Prishtina, Tetova, Ulqini, Gostivari. Ne kemi pasur dhe anëtarësime të reja. Kemi komunën e Gjakovës që është bashkuar me ne, Mitrovica, Peja e shumë komuna të tjera që kanë shumë interes të jenë pjesë e kësaj platforme të përbashkët që tashmë do të kthehet në një platformë digjitale,” – tregoi Andriola Kambo.
Ndër të tjera ajo foli dhe për turizmin rajonal që falë projektit “Tirana vjen tek ti” po i jepet një hov dhe gjithashtu apeloi se turizmi ka nevojë për promovim nga gjithsecili.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq