Autorët ishin 3, dinamika e vrasjes në Tiranë: 2 dolën nga BMW-ja dhe hapën zjarr.
Detaje të reja nga hetimet për atentatin e Don Boskos. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët kanë qenë të paktën 3 persona, njëri në rolin e shoferit dhe dy në rolin e qitësve.
Sapo automjeti ka mbërritur para lokalit, dy atentatorët kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar nga jashtë me kallashnikovë në drejtim të lokalit.
Më pas ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me mjetin tip BMV autoveturë që u gjet i djegur në Manëz.
Gjithashtu mësohet se po kqyren kamera sigurie të zonës, që mund të kenë kapur lëvizjet e autorëve, ndërsa kamerat e sigurisë të lokalit nuk ishin funksionale pasi ishin shkëputur në kuadër të operacionit Fijet.
Nga të shtënat me armë zjarri ndërroi jetë banakierja Mimoza Paja, ndërkohë të plagosur mbetën shtetasit Sahit Murati, Astrit Mera, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.
LEXONI GJITHASHTU:
GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn