Masakra në Tiranë, Fatjon Murati nuk ishte shënjestra. Gazetari zbulon detajet
Gazetari Eni Ferhati tha për Euronews Albania, se shënjestra e atentatit të djeshëm mund të ketë qenë xhaxhai i Fatjon Muratit, pronarit të lokalit ku humbi jetën banakierja dhe ku u plagosën 5 persona të tjerë.
“Shënjestër e atentatit mendohet të ketë qenë Sehit Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit. Ai duhet të ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie, por nuk është gjetur në banesë. Fatjon Murati ka dyshime të jetë larguar jashtë territorit shqiptar, nuk dihet nëse është bërë njoftimi në kufi, për parandalimin e arratisjes së tij. Ai njihet si mik i një shtetasi tjetër Endrit Dokle. Sipas informacioneve, mund të kenë qenë 2 apo tre autorë që kanë qëlluar nga jashtë, nuk dihet nëse autorët kanë pasur dijeni se kush ndodhej në lokal.
Aty humbi jetën banakierja e pafajshme dhe u plagos nga ciflat e xhamit një vajzë 10-vjeçare. Sa i përket automjetit të gjetur afër Bubqit, ku janë dalluar edhe dy armë zjarri kallashnikovë, është duke u këqyrrur automjeti, por fakti që është konstatuar kaq vonë nga policia është një e dhënë që duhet të merret me rezeva.
Nuk dihet nëse automjeti i gjetur përkon me të dhënat që ka siguruar policia nga kamerat e sekuestruara pas ngjarjes për të parë itinerarin se si ka lëvizur autori. Kjo ngjarje e rëndë, ku u qëllua me breshëri në një mjedis publik, pa patur një shënjestër konkrete. Megjithatë lidhja e kësaj ngjarje bëhet me xhaxhain e Fatjon Muratit, Sehit Murati i cili është i plagosur”, – tha për Euronews Albania gazetari Eni Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
- Atentati në Tiranë, Meta: Kriminelët lëvizin lirshëm në rrugët e Tiranës
- Masakra me 1 të vrarë e 6 të plagosur, gjendet e djegur makina e autorëve
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë