BMW-ja u vodh në Durrës, policia publikon dinamikën e masakrës në Don Bosko
Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e plotë të atentatit të ndodhur në një lokal në zonën e Don Boskos, mbrëmjen e të dielës në Tiranë.
Policia bën me dije se rreth orës 21:05, në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Fatjon Murati, është qëlluar me armë zjarri automatike dhe për pasojë ka mbetur e vrarë shtetasja Mimoza Paja, 58 vjeçe, e cila ishte e punësuar si banakiere, si dhe janë plagosur 5 shtetas, 3 prej të cilëve vazhdojnë të jenë në spitalin e Traumës duke marrë ndihmë mjeksore.
Pas krimit të rëndë policia ka mundur të gjejë në orët e para të mëngjesit, në vendin e qujatur “Ura e Sul Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, automjetin tip BMW me të cilën autorët kryen sulmin me armë.
“Grupi hetimor ka kqyrur automjetin e djegur dhe ka sekuestruar disa prova të vlefshme për hetimin.
Nga verifikimi i numrit të shasisë së automjetit rezulton se ky mjet tip BMW, seria 5, (525) me ngjyrë gri, ishte vjedhur gjatë natës më datë 14.03.2021, në lagjen nr 13 Durrës”, njofton policia.
Dinamika e kësaj ngjarjeje është si mëposhtë sipas policisë:
Autorët janë afruar me automjetin tip BMW, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të shtetasit F. M., dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit. Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë – Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetitn në fshatin Likmetaj.
Policia e shtetit njofton gjithashtu se ka vendosur një dëmshpërbim prej 20 mijë euro për këdo që jep informacione të vlefshme që mund të çojnë në kapjen e autorëve.
“Policia e Shtetit vendos në dispozicion të publikut numrin e telefonit 069 41 11 546”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar
Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona
- 22:36 Rama: Flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë pre e korbave të shqiptarisë së rreme
- 22:25 Nga përdorimi i municioneve te dëmet në bazat ushtarake, ja sa miliarda dollarë i ka kushtuar lufta SHBA-së
- 22:17 FOTOLAJM/ Protesta qytetare, disa nga pankartat e ditës së 22
- 21:32 Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
- 21:23 E nxitur nga rikthimi i Yamalit, Spanja arriti një fitore të shkëlqyer ndaj Arabisë Saudite
- 21:05 Lufta ‘zbret’ në futboll-Irani përballet me kufizime nga SHBA: Udhëtim vetëm 24 orë para ndeshjeve të tyre