Lirimi i Fatjon Muratit, Gjykata e Apelit zbardh vendimin
Gjykata e Apelit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një natë më parë në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, ku nga të shtënat me armë 1 person u vra dhe 5 plagosën.
Apeli ka zbardhur vendimin e marrë në dhjetor të 2022 kur kjo gjykatë ka rrëzuar kërkesën e Fatjon Muratit për masë më të lehtë sigurie duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që kishte caktuar ndaj tij arrest me burg.
“Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale F.M, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, duke vendosur vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe lirimin e menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit duke mos caktuar masë sigurimi personal. Në përfundim të gjykimit Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Valdete Hoxha, me vendimin nr. 951 datë 31.10.2022 vendosi: – Miratimin e vendimit nr.1575/1 akti, date 11.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Apelit.
Fatjon Murat ishte të arrest shtëpie që nga muaji dhjetor i vitit të shkuar. Muratit iu ndryshua masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie dy muaj pas arrestimit. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Shkallës pas refuzimit nga Apelit, që kishte lënë në fuqi masën e arrestit me burg.
Ai u vu ne pranga tetorin e kaluar pas zbulimit të një arsenali armesh në një apartament ne zonën e Farkës, bashke me shtetasin Kristjan Gjini.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut