Partizani në fron për 5 ditë, Tirana rimerr kreun. Kukësi i jashtëzakonshëm

13 Mars 2023 | 14:48

Vetëm 5 ditë ka qëndruar në krye të tabelës së Superligës Shqiptare skuadra e Partizanit, e cila është hasur me një tjetër pengesë. Pas triumfit në derbi, të besuarit e Kolelës nuk shkuan më tepër se një barazim në klasiken përballë Vllaznisë. Dy skuadrat pretendente për të fituar titullin kampion zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme, ndërkohë ishte Da Silva që zhbllokoi rezultatin dhe shënoi golin e të kuqve.

Në minutat në vijim, shkodranët u kundërpërgjigjën me Bekim Balajn, i cili gjeti golin e tij të parë në këtë rikthim në ‘shtëpinë e tij’. Nga kjo ndalesë përfituan bardheblutë, të cilët likujduan Laçin në ‘Elbasan Arena’, duke fituar me rezultatin 3-2. Skuadra e Shehit shënoi 3 gola që në pjesën e parë, me miqtë që reaguan me dy gola nga Guindo e Ujka.

Në përballjet e tjera, Erzeni fitoi ndaj Egnatias në ndeshjen direkte për Evropën, ku shijakasit fituan 2-1 në shtëpi. Kastrioti mori një tjetër pikë shprese ndaj Teutës në një barazim pa gola, teksa Kukësi i Rraman Hallaçit vijon ecurinë pozitive. Verilindorët regjistruan fitoren e 4-ët në 5 sfida, ndërsa në ndeshjen e ardhshme përballen me Erzenin.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026