PSG me ‘shpatulla pas murit’, Messi vendos kushtet, vendin e titullarit

12 Mars 2023 | 19:27

E ardhmja e Lionel Messit vijon të mbetet enigmë, ndërkohë që dita ditës publikohen detaje të ndryshme rreth destinacionit të radhës së 35-vjeçarit.

Orëve të fundit, mediat franceze kanë publikuar se kampioni i botës do të qëndrojë në kryeqytetin francez, por natyrisht, skuadra e tij duhet të plotësojë disa kushte.

Argjentinasi kërkon pagë më të lartë dhe vendin në formacionin titullar tek parizienët.

“Nuk do të jetë një detyrë e lehtë. Messi preferon ofertën e PSG-së, por vendos dy kushte të qarta për vazhdimin e kontratës. Messi kërkon një pagë prej 40 milionë euro në sezon dhe kërkon një garanci se ai do të jetë gjithmonë titullar, pavarësisht se kush do të jetë trajneri i klubit. Argjentinasi dëshiron të qëndrojë në formë sepse planifikon të luajë në Copa America vitin e ardhshëm”

Kontrata aktuale e yllit argjentinas përfundon më 30 qershor, ndërkohë që duhet patjetër që të marrë një vendim për të ardhmen. Muaj më parë u përfol dhe për një rikthim të tij tek Barcelona, por diçka e tillë nuk do të ndodhë, teksa shanset më të mëdha janë që sulmuesi të mos lëvizë në merkaton e ardhshme verore.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026