Rusja kërkon azil politik në Shqipëri, Timofoeva: Më rrezikohet jeta

13 Mars 2023 | 15:44

Svetlana Timofeeva, rusja e arrestuar në vendin tonë ka kërkuar azil politik në Shqipëri.

33-vjeçarja po mbahet në burg për sulmin ndaj ushtarëve në uzinën e Gramshit me dyshimin se do merrte informacione sekrete.

Ajo ka kërkuar azil politik, me argumentin se nëse kryhet procesi i ekstradimit do t’i rrezikohet jeta në Rusi.

Ngjarja:

Dy rusët, Svetlatana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrahinasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan ne date 20 gusht kur ndodhi edhe incidenti në uzinë.

Tre personat po fotografonin ambientet e uzinës ndërsa përpiqeshin të hynin brenda saj, u pikasën nga ushtarët shqiptarë që u kërkuan që të ndalonin.

Mikhail Zorin sulmoi ushtarin duke e spërkatur me një spraj të dyshuar kimik. 3 personat u arrestuna dhe ndërkohë u sekuestrua makina me të cilën lëviznin.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026