Vuçiç takon Lajçakun: Asociacioni, parakusht për normalizimin e marrëdhënieve

13 Mars 2023 | 18:26

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka takuar sot të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Takimi në ndërtesën e Kryesisë ka filluar rreth orës 15:30 dhe Lajçak, siç është lajmëruar, sot dhe nesër do të jetë në Beograd, shkruan Euronews Serbia.

Pas bisedës, Kryesia njoftoi se në takim është diskutuar për propozimin evropian, formimin e Bashkimit të Komunave Serbe dhe hapat e tjerë të nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

“Presidenti Vuçiç theksoi se Serbia është duke punuar me përgjegjësi dhe është e përkushtuar për të negociuar për të arritur kompromis dhe zgjidhje të qëndrueshme të nevojshme për një jetë normale dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, me kufizime të përcaktuara qartë”, thuhet në deklaratën e presidencës serbe.

Vuçiç ritheksoi se formimi i Asociacioint është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të popullit serb në Kosovë.

Pas takimit, Vuçiç ka bërë të ditur se biseda ka qenë e vështirë dhe kuptimplotë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026