Urban Story/ Piktori Alush Shima tregon si refuzuan në ekspozitë pikturën e tij për Skënderbeun
Urban Story vjen në këtë puntatë më një personazh të dashur dhe të njohur për publikun. Ka punuar 25 vite në ish-Kinostudio, por në fakt pasionin e tij më të madh e ka ushtruar në fshehtësi të plotë gjatë diktaturës.
Ishte vetëm 8 vjeç kur Alush Shima nisi të vizatonte, sepse kështu preferon t’i cilësojë punët e tij të para.
Piktura ishte një pasion i madh edhe për babain e tij, i cili shpesh për të nxitur të voglin e tij drejt këtij rrugëtimi organizonte konkurse mes tyre.
Për 70 vite ka qenë mes penelave dhe ngjyrave. Shima na e rrëfen se talenti i tij i madh e çoi atë drejt “Institutit të Arteve”.
“Sapo ishte hapur instituti i arteve dhe ne që konkurronim ishim viti i tretë atje, që nga hapja e tij. Unë fitova,”- tha z.Shima
Me përfundimin e shkollës piktori Alush Shima nisi tentativat e tij për të shfaqur artin në publik. Tentativa e parë në fakt dështoi.
“Çova veprën Skënderbeu pasi ishte 500 vjetori i Skënderbeut dhe kjo punë nuk u pranua. Kjo mund të ketë dashur rreth 3 muaj, por nuk u pranua se në atë kohë kjo nuk u pëlqye pasi Skënderbeu ishte si princ, kur Skënderbeu sipas tyre ka qenë një njeri i thjeshtë, i lidhur me njerëzit. Te piktura nuk ishin njerëzit dhe masa. Me një fjalë e kam parë më tepër si mbret te shqiptarëve, se sa si një prijës popullor. Faktikisht, nuk u mërzita shumë dhe verpën kisha menduar mos ta bëj ashtu siç e kishin bërë shumë të tjerë,”- rrëfen Alush Shima
Sot kjo pikturë e punuar në 1968 është ruajtur në një gjendje perfekte dhe është vendosur në këndin më të rëndësishëm të shtëpisë së tij në Petrelë.
Pas refuzimit të punës së parë nga pushteti i kohes, nis një seri e gjatë refuzimesh për punët e piktorit Alush Shima.
“Unë nuk dëshiroja të punoja për atë sistem, nuk kisha dëshirë që të kontriboja sepse e shikoja që ishte një fasadë, ishte një reklame e keqe, që nesër njeriut do t’i vinte turp për ato vepra që I kishte bërë,” – tregon Shima.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta