Urban Story/ Rrëfehet Alush Shima, që nga kurthet e sistemit e deri te hapja e ekspozitës së parë
Alush Shima la pikturën publikisht, por puna në bodrumin e shtëpisë vazhdoi në fshehtësi të plotë për më shumë se dy dekada duke krijuar piktura pafund.
Fati e donte që të fillonte punë në Kinostudio edhe pse në fillimi nuk e donte këtë punë.
“Unë e kisha punën si një shkak për të marrë një rrogë në Kinostudio, ndërsa pjesa tjetër e kohës më duhej për punën time. Këtë gjë shumë piktorë nuk e konsideronin fare,”- tregon Shima
Njëzetepesë vite në ish-Kinostudio, rreth 37 filma, por sërish Alush Shima nuk ndjente asnjë frymëzim për punën e tij.
Duhej kujdes i madh në punën e pikturës sepse pushteti i kohës shihte me detaje gjithçka në film. Kur kishte bërë një pllakatë filmi u bë nami. Pasi nuk i pëlqeu që te pllakata ishte një njeri mbas hekurave.
Kjo bëri që të mos mungonin kurthet për piktorin, ku tentative për ta vënë në shënjestër ishte gjithnjë e pranishme.
“Më thotë dikush që do bësh këto piktura për të zbukuruar ambientet e Kinostudios. Nuk më pëlqeu sepse mendova, se ishin përhapur fjalë në Kinostudio, që Alushi është piktor modern. Mendoja se pse ky njeri që vjen nga sigurimi më zgjodhi pikërisht mua, kur aty ishin një tufë piktorësh,”- rrëfen Alush Shima.
Personalisht kishte menduar se gjithçka mund t’i ndodhte. Shqetësimi më i madh dhe i vazhdueshëm ishte se çfarë mund të ndodhte me familjen e tij.
Ekspozita e parë në galerinë e arteve e piktorit Alush Shima u hap në 21 tetor të 1989-ës. Edhe pse u pëlqye shumë, në librin e përshtypjeve kishte një tjetër panoramë.
“Të gjithë ata që e panë kanë folur jashtëzakonisht mirë për këtë ekspozitë, pavarësisht se në librin e përshtypjeve janë shkruajtur gjëra të tmerrshme. Si duket pjesa më e madhe atyre që kanë shkruajtur duhet të ishin këta nostalgjikët që shikonin një gjë tjetër,” – thotë Shima.
Lëvizjet e viteve ’90 dhe shëmbjen e sistemit komunist e konsideron lumturinë më të madhe dhe nuk e ka përjetuar kurrë më vonë. Ka qenë në shesh edhe kur u shemb busti i diktatorit.
Lexoni gjithashtu:
Urban Story/ Piktori Alush Shima tregon si refuzuan në ekspozitë pikturën e tij për Skënderbeun
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.