Urban Story/ Alush Shima tregon për ekspozitat e shumta në botë, në shtatë dekada si piktor
Ekspozita e tij e parë i hapi një tjetër rrugë të paimagjinueshme për piktorin Alush Shima. Një takim me një gazetar anglez, biseda me të cilin dukej sureale për kohën solli rrugëtimin e artistit të madh drejt perëndimit.
“Pritja në Londër ka qenë e pabesueshme. Unë nuk e kam ndjerë ndonjëherë veten më të përfillur sesa në atë vend.
Madje i kërkuan të qëndrojë në Londër, por Alush Shima refuzoi të linte atdheun. Përveç pikturës Shima ka qënë pjesë dhe e politikës dhe tregon se pse ishte pjesë e saj.
“Ne jemi një komb shumë i vështirë, këtë mund ta them me bindje të plotë. Ne më tepër të keqen e kemi nga vetja sesa nga të tjerët. Ne kemi një ego të tepruar karshi njëri-tjetrit dhe politika për mua ka qënë më tepër një mësim se si nuk duhet të jesh, sesa si duhet të jesh.
Në 2013 Shima erdhi për publikun shqiptar me një ekspozitë mjaft të veçantë në Tiranë.
“Vërtet ishte momenti tamam për të hapur një ekspozitë dhe për të treguar atë periudhë kohe që ne e kaluam nën diktaturë
Piktori Shima ka pasur shumë ekspozita në shumë shtete të tjera.
“Them se vërtet ka qënë një periudhë, që unë kam shijuar gjëra të bukura. Unë kam hapur mjaft ekspozita të cilat janë pritur mirë kudo, që i kam hapur. Kryesisht kam punuar me galeri në Londër dhe në Shtetet e Bashkuara ku kam hapur në qytete të ndryshme, por kryesisht në Chicago, New York etj” – shprehet piktori.
Ndoqëm një rrugëtim mes ngjyrash të një artisti të madh që i ka thënë shumë Tiranës dhe Shqipërisë. Punën dhe veprën në shtatë dekada të Alush Shimës mund ta quajmë pa ndrojë krenari për kryeqytetin e fatmirësisht arti i tij ka lënë gjurmë kudo në botë.
Lexoni gjithashtu:
Urban Story/ Piktori Alush Shima tregon si refuzuan në ekspozitë pikturën e tij për Skënderbeun
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush