RMV regjistron 20 viktima në 24 orë nga COVID-19
Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 20 viktima nga COVID-19 ndërsa nga kryerja e 1 293 testeve kanë rezultuar pozitivë 515 raste të reja. Bashkë me viktimat e ditës së fundit, Maqedonia e Veriut numëron deri tani 1 156 viktima në total.
Viktimat janë tre pacientë nga Shkupi (63, 67 dhe 75 vjeç), dy nga Kumanova (85 dhe 62 vjeç), një pacientë nga Shtipi (53 vjeç), dy nga Prilepi (38 dhe 46 vjeç), dy nga Tetova (36 dhe 55 vjeç),një nga Manastiri (79 vjeç) ,një nga Ohri (74 vjeç), dy pacientë nga Gostivari (69 dhe 58 vjeç), katër pacientë nga Strumica (70, 63, 48 dhe 65 vjeç), një nga Kriva Pallanka (67 vjeç) dhe një pacientë nga Krusheva (54 vjeç).Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 1194 pacientë të rikuperuar nga virusi. Deri më tani, në RMV janë kryer gjithsej 272,892 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 40 275, numri i pacientëve të rikuperuar është 24229, numri i vdekjeve është 1 156 dhe numri i rasteve aktive është 14 890.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta