Kryetarja e Shoqatës së Arkitektëve: Çfarë i rriti çmimet e apartamenteve në Tiranë
Matilda Pando, kryetarja e Shoqatës së Arkitektëve tha në emisionin Now në Euronews Albania se faktori i parë që ka ndikuar në rritjen e çmimit të apartamenteve është kërkesa për standard.
Sipas saj, prej vitesh tashmë, arkitektura nuk është më çështje strehe, por standardi që kërkohet dhe ofrohet.
“Ka një kërkesë të lartë për standard dhe ofrohet një standard. Edhe qyteti është policentrik, ka rritje të çmimit në qendër, që ka densitetin më të lartë, dhe drejt periferisë trendi nuk është njësoj. Ndikojnë disa faktorë, ndryshon diversiteti i ndërtimeve afër qendrës dhe në periferi. Mund të bëjmë analogji me të gjitha metropolet ndërkombëtare”, tha Pando.
Ajo u shpreh se një tjetër faktor që ndikoi në rritjen e çmimit të apartamenteve në Tiranë ishte lufta në Ukrainë.
Kjo për shkak të rritjes së çmimit të materialeve të ndërtimit që ndikojnë drejtpërdrejtë në çmimin e apartamenteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset