Meçe: Ndërtimet e reja të sigurta, studim risku për ndërtimet e viteve 85-95′

7 Shkurt 2023 | 20:52

Tërmeti në Turqi ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje sigurinë e ndërtesave në vendin tonë.

Inxhinieri Arben Meçe në një intervistë për Euronews Albania, garanton se ndërtimet e bëra pas viteve 2000 janë të sigurta pasi janë projektuar për të përballuar tërmete deri në 9 ballë.

“Që në momentin kur ne ndërtojmë normat tona të projektimin janë të tilla që parashikojnë tërmete te niveleve të larta. Sipas rajonalizimit sizmik i kemi 8 dhe 9, jemi diku më lartë se sa ç’është tërmeti që ka rënë në Turqi në projekt,” – tha ai.

Ndërsa thotë se ndërtimet e reja janë të sigurta, ai ngre alarmin për disa tipologji, që konsiderohen të rrezikshme.

“Nga viti 85 deri në vitin 95 ka shumë ndërtesa të bëra në kundërshtim me kushtet e zbatimin,, këto ndërtime qëndrojnë në këmbë por nuk përballojnë dot tërmetin. Ndërtimet me tulla silikate janë të rrezikshme,, ndërtimet që janë bërë pa një projekt dhe konstruksionin e betonit, këto tipologji vendosin përpara Shqipërisë detyrimin që gjithë struktura të kalojë në analizë për riskun e tërmetit,” – u shpreh Meçe.

Paralel me infrastrukturën, eksperti rekomandon që shteti të fokusohet më shumë në edukimin e popullatës, për reagimin gjatë dhe pas tërmetit, për të pasur sa më pak dëme njerëzore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026