Qeni bën sjellje të çuditshme pak para se të ndodhë tërmeti, video bëhet virale

7 Shkurt 2023 | 20:46

Një video e një qeni po qarkullon në rrjete sociale. Kafsha bën sjellje të çuditshme pak para se të ndodhë tërmeti tragjik në Turqi.

E lehura e tij duket sikur i kërkon banorëve të largohen nga aty.

E njëjta gjë dhe me zogjtë. Një tjetër video virale tregon një tuf zogjsh që fluturojnë rrëmbyeshëm nëpër qiell.

Në një intervistë për Euronews Albania, inxhinieri gjeolog, Sazan Guri tregoi se kafshët dhe shpendët e ndiejnë tërmetin disa sekonda para se të ndodhë.

Sipas tij nuk ka asnjë formë për të parashikuar tërmetin, përveçse disa sekonda para përmes identifikimit të lëvizjes kaotike të shpezëve.

“Të gjitha kafshët e ndiejnë pa përjashtim sepse kanë 4 milionë marrësa, receptorë, njeriu ka 2 mijë,” – u shpreh Guri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026