Debati në Kuvendin e Kosovës: A duhet të bëhesh nënë pa partner?
Në Kuvendin e Kosovës është diskutuar pak ditë më parë për Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, i cili ka ngjallur debat mes deputetëve në seancë.
Pak ditë më parë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci, në fjalën e saj, i ka replikuar deputetit të VV-së, Eman Rrahmani, i cili kundërshtoi ligjin për riprodhim, pasi sipas tij cenohet familja.
Debati ishte për faktin se Bogujevci deklaroi se ka vendosur që t’i besojë shkencës në mënyrë që të behet nënë pa pasur nevojë për një burrë të determinojë të drejtën e sajë për t’u bëre nenë. Ajo e cilësoi si një ligj tepër të rëndësishëm i cili është diskutuar shumë herë në rrafshe të ndryshme dhe që ndikon tek mënyra se si gratë vendosim ta jetojnë jetën e tyre dhe te zgjedhjet që ato bëjnë.
“Unë po dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose çfarëdo forme tjetër, kam dashtë të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limituar vetëm pse një shoqëri mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktuar. Përderisa unë kam dashur të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi çfarë ka ofruar shkenca për të ma mundësuar atë të drejtë e jo të më thonë që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për t’u bërë nënë”, u shpreh Bogujevci.
Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (SGG) i dënoi reagimet fyese dhe seksiste ndaj nënkryetares së Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci, të bëra në rrjetet sociale pas një debati në Parlamentin e Kosovës që u zhvillua me 9 mars, ku u diskutua për të drejtat e grave për të lindur fëmijë përmes asistencës mjekësore.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut