Hetim për pastrim parash, kolegji turk padit zyrtarët e policisë
Kolegji Turk kallëzon në prokurori 12 zyrtarë të Policisë së Shtetit për veprime arbitrare. Sipas përfaqësuesit ligjor, policia ka bastisur zyrat e këtij institucioni arsimor në kundërshtim me ligjin ndërkohë që mësohet se ka një hetim penal për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash.
Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të kolegjit turk, avokati Isuf shehu depozitoi në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal për 12 zyrtarë të policisë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe veprime arbitrare.
Ndaj kolegjit “ Turgut Ozal ” mësohet se ka nisur një hetim për disa vepra penale si pastrim parash, fshehje të ardhurash, nga sektori kundër krimit ekonomiko-financiar në policinë e shtetit.
“Kanë kryer kontrolle pa pasur një mandate, një vendim prokurorie pa pasur një vendim gjykate. Të tillë veprime i ka diktuar edhe Prokuroria e Përgjithshme gati 20 vjet më parë si veprime që duhet të jenë në çfarëdolloj rasti në përputhej me dispozitat e procedurës penale”, tha avokati.
Disa ditë më parë agjentë të policisë kanë zbarkuar në zyrat e kolegjit turk duke sekuestruar dokumente shkresore në funksion të hetimit penal.
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës