“I dua dhe ata që më urrejnë”- Infantino rizgjidhet në krye të FIFA-s
Gianni Infantino u rizgjodh si president i FIFA-s gjatë Kongresit të 73-të në Kigali të enjten.
Një fitore proceduriale, pasi në garë nuk kishte asnjë rivalë që mund të sfidonte italianin.
Në fjalën e mbajtur përballë të pranishmëve, Infantino, theksoi se do të vazhdojë t’i shërbejë me përkushtim futbollit në mbarë botën.
“Është një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe”, tha Infantino. “Unë premtoj të vazhdoj t’i shërbej FIFA-s dhe futbollit në mbarë botën. Për ata që më duan, dhe unë e di që ka shumë, dhe ata që më urrejnë … Unë ju dua të gjithëve”, shtoi presidenti i FIFA-s.
Infantino konfirmoi se të ardhurat e FIFA-s shënuan nivele rekord gjatë viteve 2019-22, por premtoi se do t’i rrisë ndjeshëm ato me realizimin e një Kupe Botërore për Klube me 32 ekipe.
“Të ardhurat u rritën në 7.5 miliardë dollar, rekord deri në vitin 2022, në një periudhë që bota u godit nga COVID-19. Kur mbërrita, rezervat e FIFA-s ishin rreth 1 miliardë dollarë, sot janë pothuajse 4 miliardë dollarë,” tha Infantino.
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale