S’ka tuba silikoni, mjekët japin receta për ti blerë vetë në farmaci me 100 euro

16 Mars 2023 | 15:58

Spitali francez nuk siguron tubat e silikonit që përdoren  për ndërhyrjet në riparimin e kanalit të lotit. Euronews Albania zbulon se këto materiale mjekësore tregtohen pa pullë në disa farmaci, me çmime që variojnë mbi 100 euro.

Pacientët që kryejnë ndërhyrje për të zhbllokuar kanalet e lotit në Spitalin Francez, në qendrën spitalore univeristare “Nënë Tereza” i blejnë vetë tubat e silikonit.

Edhe pse ky material mjekësor i domosdoshëm për operacionin, duhet siguruar nga spitali mjekët i orientojnë pacientët drejt farmacive për ti blerë.

Me anë të një recete të dalë nga ky spital, Euronews shkoi në disa farmaci përreth QSUT,  ku mësoi se ai tregtohet nën dorë me një kosto që varion mbi 100 euro.

Farmacia 1

Farmacistja: tub silikoni për sytë, shko tek farmacia te francezi.

Pacienti: Sa kushton?

Farmacistja: Ka qenë njëlloj  tek 100 euro, ndoshta dhe gaboj.

Farmacia 2

Pacienti: E keni këtë?

Farmacisti: jo s’mbajmë kështu, janë spitalor.

Farmacia 3

Pacienti: A e keni kët , tub silikoni.  Se ka spitali parandaj. Ta di sa kushton?

Farmacistja: Ku ka gjë spitali.

Farmacia 4

Farmacistja: Mesa di unë gjendet vetëm brenda farmacive të spitalit sepsje e jep spitali.

Farmacia 5

Farmacistja: Farmaci 100 e ca mijë lekë shkon.

Sipas mjekëve okulist, problematika e bllokimit të kanalit të lotëve është më i shprehur tek bebet e sapolindura dhe të moshuarit.

Ndërhyrjet me anë të tubave të silikonit, janë të domosdoshme, pasi pacientët që preken prej saj, kanë lotim të tepërt, infeksione të syrit , shikim të turbullt si dhe dhimbje e enjtje të syrit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026