Kryeministri Rama përplaset me Presidentin Meta për menaxhimin e pandemisë
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë lëshuar një sërë akuzash ndaj njëri-tjetrit ku thelbi i debatit është menaxhimi i pandemisë.
Në Twitter, presidenti i ka bërë thirrje kryeministrit që të rimbursojë shpenzimet e qytetarëve të kuruar në kushte shtëpie.
Sipas z. Meta, qeveria nuk ka një “strategji konkrete për përballuar përhapjen masive të pandemisë” dhe kjo reflektohet tek “shtimi i rasteve”, “humbjet në jetë” dhe “rrezikun e kolapsit të sistemit shëndetësor”.
(1/2) Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë! Jetët e humbura po shtohen çdo ditë! Shto testimet! Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me #COVID19! Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) November 10, 2020
Nga ana tjetër, kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur presidentit në Twitter duke e akuzuar se po përdor pandeminë për të marrë pushtetin.
Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!
— Edi Rama (@ediramaal) November 10, 2020
Gjithashtu z. Rama ka përmendur dhe shifrat e vetëvrasjeve në Itali pas ngjarjes së rëndë të ditës së sotme ku një 69-vjeçar, i shtruar në spitalin Infektiv, ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga godina e spitalit.
Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin!
— Edi Rama (@ediramaal) November 10, 2020
Lexoni gjithashtu
- A po shkojmë drejt karantinës? Ministrja Manstirliu: Po përballemi me një virus të rrezikshëm
- Pandemia, Basha: Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish, këtë javë i dha 800 mln lekë inceneratorit të Elbasanit
- Rruga më e shpejtë dhe më pa kosto për diagnostikimin e COVID-19, radhë të gjata të Dispanseria
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut