Tentoi të hapë predhën e artilerisë, dëmtohet 44-vjeçari në Durrës
Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur në qytetin e Durrësit, pasi ka tentuar të hapë një predhë artilerie, të cilën e gjeti në një kosh mbeturinash.
Në një moment predha ka shpërthyer duke e plagosur 44-vjeçarin.
Ai është dërguar në spitalin e Durrësit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
“Rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Durrës, shtetasi R. N., 44 vjeç, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, nga një djegore fundore e vjetër e predhave të artilerisë, të cilën e kishte gjetur në një kosh mbeturinash, djegore e cila i ka plasur në dorë kur ka tentuar ta hapë.
44-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
LEXO GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet