“Bashkë Fitojmë”, Berisha publikon logon e koalicionit pak pas vendimit të KAS

16 Mars 2023 | 16:57

Vetëm pak orë pasi KAS pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike logon e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Siç shihet në logo mbizotërojnë ngjyrat kuq dhe blu ndërkohë shihen dhe dy duar të bashkuar.

”Bashkë fitojmë” është emri i koalicionit mes Sali Berishës, Ilir Metës dhe disa partive të vogla për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Kandidatët e dalë nga procesi i Primareve do të garojnë në zgjedhje me këtë logo.

Partia udhëheqëse është PL, ndërsa pjesë e koalicionit janë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Demokristiane dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut.

Kërkesa për regjistrimin e koalicionit zgjedhor në KQZ është dorëzuar mbrëmjen e djeshme nga nënkryetari i PL-së, Endrit Braimllari.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026