BE, akuza Amazon-it. Gjiganti i shitjeve online akuzohet për shkelje të ligjve të konkurrencës
Gjiganti i internetit, Amazon, që u shet çdo ditë miliona klientëve, akuzohet se përdor të dhënat e kompanive që supozohet t’i ndihmojë për të favorizuar produktet e tij.
Kështu thuhet në akuzën e bërë nga Komisioni Evropian ndaj kompanisë së Jeff Bezos.
“Në mënyrë të paligjshme, Amazon ka shtrembëruar konkurrencën e tregjeve online. Komisioni ka vendosur të hapë një hetim të dytë mbi praktikat e biznesit të Amazon, pasi kemi arritur në përfundimin paraprak se kompania ka abuzuar me pozicionin e saj dominant në shtete si Gjermania dhe Franca, që janë dhe tregjet më të mëdha të Amazon në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Margaret Vestager, zyrtare e Komisionit Evropian.
Një përfaqësues i Amazon, i kontaktuar nga Euronews refuzoi të bënte komente, por për sindikatat njoftimi i KE është pritur prej kohësh.
“Ne e mirëpresim. Në fakt, është diçka të cilën e kemi pritur prej kohësh. Kur shohim provat e pastra që ne kemi për sjelljen monopoliste të Amazon, atëherë mendojmë se duhet me të vërtetë ndërhyrja e Komisionit”, ka deklaruar Oliver Roethig, sekretar rajonal për Europën i “UNI Global Union”.
Kjo nuk është hera e parë që Amazon ndodhet në këtë pozitë. Më herët gjatë vitit ajo u akuzua se spiunonte punonjësit e saj për të mbajtur nën kontroll monopolin.
Edhe në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm në BE, veprimtaria e gjerë e saj po i kthehet kundër pasi Kongresi filloi hetimin, bashkë me kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë si Apple dhe Google, për mënyrën se si veprojnë në botën e ekonomisë digjitale.
Për momentin, akuzat ndaj Amazon janë vetëm një njoftim, por ato mund të sjellin një ndryshim në llojin e tregtisë online në Evropë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus