Qindra fluturime anulohen në Gjermani për shkak të grevës në 4 aeroporte

Greva në 4 aeroporte
17 Mars 2023 | 10:05

Stafi në katër aeroporte gjermane – Dusseldorf, Këln/Bon, Shtutgart dhe Baden-Baden janë sot në grevë duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune dhe qindra fluturime janë anuluar.

Sindikata gjermane “Verdi” ka bërë thirrje për një grevë të stafit të katër aeroporteve për pagat dhe kushtet e punës, raporton Reuters.

Aeroporti i Këlnit/Bonnit njoftoi se sot janë anuluar 144 fluturime.

Aeroporti i Dusseldorfit njoftoi në fillim të kësaj jave se po funksiononte me një orar të reduktuar ndjeshëm të fluturimeve dhe kishte planifikuar fillimisht 368 ngritje dhe ulje për sot.

Aeroportet në Berlin, Bremen dhe Hamburg anuluan të gjitha fluturimet komerciale në fillim të kësaj jave për shkak të një greve pasi punëtorët kërkojnë paga më të larta për shkak të inflacionit të lartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump

Presidenti zviceran, Guy Parmelin do të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe do të takohet me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer javën e ardhshme,...
10:43 | 25/06/2026

Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

E njëjta shportë blerjesh mund të kushtojë pothuajse katër herë më shumë, varësisht nga vendi ku ndodheni në Evropë. Por cilat vende janë më të...
09:05 | 25/06/2026

Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur Andy Burnham “jashtëzakonisht liberal”, në komentet e tij të para publike për ish-kryetarin e bashkisë së Mançesterit të Madh që...
08:54 | 25/06/2026