“Pas të shtunës lajme të mira”, Escobar: Pres rezultate pozitive në Ohër
I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se është shumë optimist për takimin e Ohrit mes Kurtit e Vuçiç.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten Vjosa Osmani në Kosovë, Escobar u shpreh se plani evropian është një mundësi e jashtëzakonshme për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi për qëllim të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësitë për Kosovën dhe Serbinë për t’u bërë pjesë e komunitetit euro-atlantik. Ky propozim jep një mundësi të madhe për paqe për të dyja vendet. Ne kemi synim që kjo të funksionojë për Kosovën por jo vetëm për Kosovën. Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër. Jam shumë optimist për një zgjidhje paqësore. Dhe shpresoj se pas të shtunës do të kemi lajme të mira”, tha Escobar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut