A do të shfuqizohet Bordi i Naftës? Flet Marash Logu: Gjykata ka 30 ditë kohë
Avokati i PD Marash Logu ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetues kërkesën për shfuqizimin e Bordit të naftës.
Në një deklaratë për mediat, ai tha se qeveria duhet t’u vijë në ndihmë qytetarëve, ndërsa shtoi se Gjykatat Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të parë kërkesën e PD.
Sipas tij nëse Bordi nuk shfuqizohet nga Gjykata kërkesën do e adresojnë në institucionet e tjera.
“Mendoj se çdo qeveri e përgjegjshme përfshirë dhe Kuvendin për aq sa e ka këtë funksion të adresonte nëpërmjet masave të duhura, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve duke subvencionuar atë çmim të rritur të çmimeve. Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të dhënë vendimin e saj. Mbetemi shpresë plotë që Gjykata do të respektojë atë standard që është vendosur më 22 shkurt të këtij viti.
Nuk kemi arsye të mendojmë që Gjykata Kushtetuese nuk do të shfuqizojë këtë bord. Nëse nuk do të ketë një vendimarrje siç ne e presim do të shohim çdo lloj mundësie tjetër ligjore dhe kushtetuese për ta adresuar dhe në instanca të tjera këtë çështje”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta