A do të shfuqizohet Bordi i Naftës? Flet Marash Logu: Gjykata ka 30 ditë kohë

17 Mars 2023 | 10:58

Avokati i PD Marash Logu ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetues kërkesën për shfuqizimin e Bordit të naftës.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se qeveria duhet t’u vijë në ndihmë qytetarëve, ndërsa shtoi se Gjykatat Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të parë kërkesën e PD.

Sipas tij nëse Bordi nuk shfuqizohet nga Gjykata kërkesën do e adresojnë në institucionet e tjera.

“Mendoj se çdo qeveri e përgjegjshme përfshirë  dhe Kuvendin për aq sa e ka këtë funksion të adresonte nëpërmjet masave të duhura, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve duke subvencionuar atë çmim të rritur të çmimeve. Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të dhënë vendimin e saj. Mbetemi shpresë plotë që Gjykata do të respektojë atë standard që është vendosur më 22 shkurt të këtij viti.

Nuk kemi arsye të mendojmë që Gjykata Kushtetuese nuk do të shfuqizojë këtë bord. Nëse nuk do të ketë një vendimarrje siç ne e presim do të shohim çdo lloj mundësie tjetër ligjore dhe kushtetuese për ta adresuar dhe në instanca të tjera këtë çështje”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026