Thirrja e Artur Bushit në SPAK: Ndaj tij 7 kallëzime, për 3 ka nisur procedimi penal

17 Mars 2023 | 12:18

Kryetari i Bashkisë së Krujës u paraqit mëngjesin e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme.

Euronews Albania ka mësuar se ndaj kryebashkiakut socialist janë bërë 7 kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, ndaj 3 prej të cilave është regjistruar procedim penal.

Ndërkohë që dy të tjera nuk janë pranuar dhe 2 i janë dërguar për shqyrtim prokurorive të rretheve gjyqësore.

Ndaj Artur Bushit rezulton se kanë ardhur gjithsej 7 materiale kallëzuese, nga të cilët:

  • Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal.
  • Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
  • Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi.

Në lidhje me procedimet penale rezulton:

  • Për një procedim penal është vendosur të dërgohet në Gjykatë me kërkesë për pushim (pa persona të regjistruar në regjistrin e procedimeve penale).
  • 2 procedime penale janë në fazën e hetimit dhe emri i shtetasit Artur Bushi, deri në këtë faze të hetimit, nuk është i regjistruar në regjistrin e procedimeve penale.

Veshja e aktores Ciara Princess, në festën e organizuar nga Vanity Fair pas ceremonisë së Oscarit, ka shkaktuar një numër të madh reagimesh në rrjet.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026