Tenderi 3 milionë euro, gjykata lë në burg kryebashkiakun e Bulqizës dhe 12 zyrtarët
GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe 12 zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie.
Lefter Alla i ka konsideruar politike akuzat e ngritura ndaj tij.
“Në gjykimin tim, më mirë të më thonin hap krahun, se sa të bëhen këto gjyqe politike”, mësohet të ketë thënë ai gjatë seancës gjyqësore.
Alla është vënë pranga me urdhër të SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK sqaron se është arrestuar edhe nënkryetari i bashkisë dhe 9 persona të tjerë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.
Shkelja e zyrtarëve të bashkisë ka të bëjë me një tender prej 3 mln eurosh për Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë.
LEXONI GJITHASHTU
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta